ALARM PËR CUNAMI/ Mbi 700 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm në Tajvan, 77 persona nën rrënoja

Sipas shifrave zyrtare, të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe rreth 700 janë plagosur si pasojë e tërmetit të fortë në brigjet e Tajvanit.

Kjo u konfirmua sot nga autoriteti kombëtar i zjarreve. Përveç kësaj, shumë ndërtesa pësuan dëme katastrofike.Tërmeti me magnitudë 7,2 që tronditi sot Tajvanin, sipas Administratës Qendrore të Motit (CWA), shkaktoi edhe një cunami të vogël që arriti në disa ishuj në Japoninë jugperëndimore.

Advertisement

Tërmeti goditi në orën 07:58 (23:58 GMT të martën) në një thellësi prej 15,5 kilometrash. Epiqendra ishte rreth 25 kilometra në juglindje të Hualien në Tajvanin lindor”, tha CWA.

Ai u pasua nga disa pasgoditje të forta, duke përfshirë një me magnitudë 6,5 ballë.

Advertisement
Advertisement