Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Task-Forca kundër Piraterisë dhe Falsifikimit ditën e sotme ka sekuestruar rreth 3 mijë libra gjatë kontrollit të subjekteve që merren me prodhimin, shitjen dhe shpërndarjen e materialeve që mbrohen me të drejtën e autorit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ndaj bizneseve tek të cilat është gjetur materiali pirat, do të ndërmerren masa ndëshkuese.
“Task-Forca kundër piraterisë kërkon nga të gjithë personat të cilët pretendojnë se të drejtat e tyre janë duke u shkelur të drejtohen në organet kompetente, Inspektoratin e Tregut dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
