










Partia opozitare, VMRO-DPMNE sot ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministrit për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski për aksid*entin tra*gjik të 23 nëntorit në Bullgari.
Dorëheqjen e kërkojnë, pasi siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja, “korrupsioni sistemik çoi në një aksident me 44 vik*tima, përgjegjësi dhe dorëheqje të Spasovskit dhe Boçvarskit”.
Reagimi i plotë:
Spasovski dhe Boçvarski të japin menjëherë dorëheqje, 3 ditë pas aksid*entit nuk dihet se kush ka vde*kur, ndërsa kush ka shpëtuar.
Autobusi i Besa Transit nuk ka pasur dokumentacionin e nevojshëm, ka kaluar në doganë, ka kaluar kontrolle policore, inspektorate dhe është lëshuar në komunikacionin ndërkombëtar, jo një herë disa herë, dhe as Oliver Spasovski, as Boçvarski nuk e gjejnë fajin te vetja.
Në autobus padyshim nuk kishte pajisjet e nevojshme për shpëtim në rast aksi*denti, ku përfshihen çekiçët e zakonshëm për thyerjen e xhamave, apo aparatet kundër zjarrit.
Tre ditë pas aksid*entit, shteti nuk ka të dhëna se kush ka humbur jetën, sa persona kanë qenë në autobus, sa janë shpëtuar. Familjet e të vde*kurve dhe opinioni kanë mbetur të supozojnë në media.
Gjithçka që duhej bërë ishte të kërkohej nga kompania një listë e personave që hipën në Maqedoni, sa prej tyre u kthyen dhe cilët ishin në cilin autobus. Për këtë operacion të thjeshtë qeverisë i duhen tre ditë.
Rasti nxori në sipërfaqe se në të kaluarën janë vënë në qarkullim çfarë do lloj automjetesh dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë./TV21