Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, një person ndërron jetë

“Mbrëmë, 10 minuta pas mesnate, në magjistralen Gostivar – Kërçovë, afër urës së Novosellës, vetura “BMW” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga M.S (54) nga Kërçova ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
M.S. ka ndër*ruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse pasagjerët N.S. (52) dhe L.A. (52), gjithashtu nga Kërçova kanë pësuar lëndime trupore dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore. Skena e aksidentit është inspektuar nga Pro*kurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostivar. Me urdhër të Proikurorit Publik, ndaj trupit të pajetë të të ndjerit M.S. do të kryhet autopsi”, informojnë nga SPB-Tetovë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like