









Mëngjesin e sotëm, dikur rreth orës 06:30, në autostradën Tetovë-Gostivar, në afërsi të kryqëzimit të Negotinës, vetura “Daewoo Matiz” me targa të Ohrit, e drejtuar nga J.A. 53 vjeç nga Shutova e Kërçovës, i cili kishte qenë vetëm në automjet, kishte humbur kontrollin ndaj veturës dhe kishte dalë nga rruga.
“Gjatë përplasjes i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku ishte transferuar për trajtim mjekësorë”, thonë nga policia.
Advertisement
Advertisement
Advertisement