Një aksident mes biçiklistëve ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Dehiri” në Prizren.
Njëri nga ta ka pësuar lëndime dhe pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, përcjell Klankosova.tv.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçiklistëve meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga biçiklistët i cili pas tretmanit në spitalin rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në konsultim me prokurorin, biçiklisti tjetër është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Advertisement
Advertisement
Advertisement