Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Aksident hekurudhor në Turqi/ Dy tramvajë përplasen kokë më kokë

Advertisement

Dy tramvajë janë përplasur kokë më kokë në Turqi, duke lënë të plagosur mbi 20 persona.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur këtë të premte në mëngjes në Samsuda. Është dashur ndihma e zjarrfikëseve dhe mjeteve të veçanta për të nxjerrë pasagjerët nga tramvajët. Ata janë dërguar në spitalet pranë vendngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima.

Ende nuk dihen shkaqet që bënë që dy mjetet të jenë në të njëjtën kohë përballë njëri-tjetrit. Për ngjarjen, ka nisur një hetim.

Advertisement

Read Previous

(VIDEO) SKANDAL/ Analisti serb nxjerr zbuluar Baton Haxhiun: Ka qenë gjithmonë lajmëtari i besuar i Beogradit

Read Next

Shkoi për të fjetur gjumë, por nuk u zgjua më, ndërron jetë 18- vjeçari shqiptar në Itali