AKR: Ne jemi konstruktiv, nuk do të kontribuojmë në bllokadën e institucioneve

AKR e Behxhet Pacollit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbetet parti konstruktive në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Naim Murseli, këshilltar i Kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, theksoi se ky subjekt nuk do të kontribuonte në një bllokadë të mundshme politike në vend.

“Vullneti i qytetarëve duhet dhe do të respektohet. Sot, Kryetari i AKR-së z. Behgjet Pacolli uroi fituesin e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje. AKR është dhe mbetet një parti konstruktive, duke mos kontribuar asnjëherë në bllokadën e institucioneve të shtetit. Ashtu do të veprojmë çdo herë”, është shprehur Murseli.

Advertisement

Ai ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës duan të shohin një të ardhme më të ndritur, dhe është obligim i secilit të punojmë në këtë drejtim.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like