Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Ahmeti uron ditën e alfabetit shqip, ja çfarë thotë

Advertisement
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar 22 Nëntorin, ditën e Alfabetit të gjuhës Shqipe, përcjell TS.
“Mbi kauzën e drejtë të ruajtjes së shqipes sonë të lashtë ka qëndruar i përjetshëm indi ynë kombëtar. Në shenjtërinë e Alfabetit të Kongresit të Manastirit është vetë burimi i pashtershëm i përparimit, i krenarisë sonë kombëtare dhe i edukimit të vegjëlisë në frymën e atdhedashurisë.

Nderim dhe mirënjohje sot në 113 vjetorin e atij momenti historik për të gjithë ata veprimtarë që ngritën në piadestalet e përjetësisë gjuhën dhe vlerat tona kombëtare” thuhet në urimin e Ali Ahmetit./TS/

Advertisement

Read Previous

Gruevski në panikë, ja çfarë i tha Orbani

Read Next

Kurti për gazetën kroate: Vuçiqi po e kopjon Putinin