Ahmeti: Të gatshëm që regjistrimi të bëhet edhe me përkatësinë etnike

Ahmeti tha se askush nuk duhet të frikësohet se do të keqpërdoret regjistrimi, për të minimizuar apo rritur përqindjen e ndonjë komuniteti. Ahmeti tha se do të regjistrohen edhe qytetarët që janë jashtë vendit me një grafë të vecantë gjatë këtij procesi, njofton nmk-post.

 

 

 

“Pa dashur të manipuloj dhe pa dashur të hyjë në teori të konspiracionit, shumë institucione saktësisht e dijnë se sa banorë ka në RMV. Ne kemi përfaqësues tonë në ESHS dhe shpresoj se do të tejkalohen problemet që u shpërfaqën para 8 viteve” – tha Ahmeti.

 

 

 

“Kemi bërë përpjekje maksimale që njerëzit që jetojnë në këtë vend të pajisen me dokumente të shtetit. Sipas informacioneve të mia, janë 12.000 qytetarë që e kanë realizuar këtë të  drejtë. 2500 njerëzve që u mohohet e drejta duhet të shihet arsyeja, përse bëhet kjo? U kam bërë thirrje të gjithë degëve merrni shqyrtoni një nga një këto cështje dhe ndihmoni njerëzve, por nuk përjashtohet edhe pakujdesia edhe neglizhenca. Gjithmonë është manipuluar me shifra sikurse me shtetësinë ashtu edhe me numrin e banorëve. Këta janë tema rruge. Ne jemi të gatshëm që regjistrimi të bëhet edhe me përkatësinë etnike apo atë të shtetësisë, jemi të hapur për këtë cështje. Shqiptarët në këto hapësirë janë autokton dhe nuk ka thim pas” – tha Ali Ahmeti në Klan Debat./Nmk-post/

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like