Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Ahmeti: Problem kemi me Bullgarinë

Advertisement

Nuk kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme, pasi vendi duhet të zgjidh problemet me të cilat përballet aktualisht, duke përfshirë këtu kontestin me Bullgarinë. Kështu deklaroi kreu i integristëve, Ali Ahmeti.

“Mendoj se në këtë kohë vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por ka nevojë që të zgjidh problemet me të cilat po përballet. Në këtë rast do të doja të theksoj nëse duam që të kemi situatë stabile, të qëndrueshme, të avancueshme në drejtim të proceseve euroatlantike, nevojë e domosdoshme është që të zgjidhet kontesti apo dallimet që i kemi me palën ndërkombëtare lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Mendoj se çështjet kanë avancuar. Deri tani kemi pasur parasysh vështirësitë me të cilat është përballur Bullgaria me zgjedhjet, me vonesat për konstituimin e Qeverisë së re dhe konstituimin e Kuvendit me çka mendoj se dallimet janë afruar”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Advertisement

Read Previous

Omicroni në Kosovë, a do të ketë masa të reja?

Read Next

Në Gjermani propozohet që të pavaksinuarit të paguajnë vet koston e shërimit nga COVID-19