Ahmeti në takim me banorët turq të Gostivarit/ Ahmeti: Vetëm si të barabartë mund të hecim përpara

Estimated read time 7 min read

Kryetari i BDI – së, Ali Ahmeti sonte ka takuar dhe bashkëbiseduar me banorë të komunitetit turk në Gostivar. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve turq të bashkohen rreth platformës së BDI, nga e cila do të përfitojnë të gjithë.

“Unë nuk jam politikan që vijë nga ekranet televizive, ju e dini të gjithë se nga vijë. Unë vijë nga mali së bashku me bashkëluftëtarët e mi. Pas luftës kur kam hyrë në politikë, nuk e kisha menduar, se një ditë se si politikan do dal të flas për projekte, ekonomi pasi ne nuk kishim asnjë garancë që do mbijetojmë. Në vitin 2001 komuniteti turk nuk kishte përfaqësues në negociatat për Marrëveshjen e Ohrit, sikurse nuk kishin vllehët, boshnajkët apo romët. Kërkoja drejtësi për të gjithë ata që iu mungonte drejtësia. Përfaqësues i të gjithëve isha une në NATO, BE, SHBA.Bëra atë që kam bërë për të gjithë, sepse vetëm si të barabartë mund të ecim para. Sonte kam ardhur para jush për të kërkuar mbështetje për një kapitull të ri, agjedën tonë të BDI-së, kapitull që kërkon shumë angazhim dhe ekspertë pë ta zbatuar. Pa bashkëpunim të fortë me komunat, kjo platformë do të ketë pengesa. Isha në Çegran para se të vijë këtu dhe kuptova diçka, se Çegrani katër vite kishte kërkuar një stadium, qeveria paratë i kishte ndarë por kryetari i komunës e kishte bllokuar këtë investim. Po fillon punën Korridori 8 në fund të nëntorit që lidh dy brigjet, Detin e Zi dhe Adriatikun, Ankara-Durrës. 30 vite ky korridor është sabotuar për tu ndërtuar. Gazifikimi që kalon nga Taxhikistani për në Evropë, ka mbëri në Gostivar dhe do të vazhdojë për në Korçë të Shqipërisë. Malin Sharr e bëmë park kombëtar, në detaje e kemi projektin për kanalizim dhe grumbullim të mbeturinave, kanë kaluar si projekte në qeveri. Për të marrë, fituar, sjellur në vend mbi dy miliardë euro nga jashtë, na duhet bashkëpunimi i komunat, pa to nuk mund të realizohen këto projekte. Për këto projekte këtu kemi ekspertë nga Bashkimi Evropian. Dëgjoj se bëjnë koalicione, por ne nuk bëjmë koalicione për tendera, kemi koalicion me qytetarët, unë vetë kam pëlqyer të zgjasë dorën për bashkëpunim me komunitetin turk e boshnjak. E kam hedhur vetë firmën time për ta bërë gjuhën turke zyrtare në Kërçovë, nuk e bëjm për vota por për barazi të plotë. Të gjitha premtimet e dhëna do bëhen dhe më besoni se për ju si komunitet unë jam angazhuar më shumë. Këto punë që na presin hajde ti bëjmë bashkë, kemi investuar 20 vite për njerëz , dijmë, mundemi dhe platforma jonë është platformë për jetë, tha Ahmeti.
Kandidati i BDI për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta tha se si kryetar i komunës në mandatet e kaluara ka qenë ai i pari që ka zyrtarizuar gjuhën turke në komunën e Gostivarit.

“Si kryetar, si ministër dhe si deputet gjithmonë kam qenë në shërbim të qytetarëve. Ne si qytet ndër më të mëdhenjtë në vend, kemi një mozaik të bukur me shqiptarë, turq, maqedonas, rom. Kur isha kryetar nuk kishte dallime nga unë, punoja për të gjithë njëlloj. E dini se para meje as një kryetar për ju nuk bëri asgjë. Nga viti 2005 kur erdha në mandatin e parë, kemi punuar shumë. Në Zdunjë e bëmë shkollën, poashtu edhe në Banjicë. Për herë të parë ne në vitin 2005 e zyrtarizuam gjuhën turke në komunën e Gostivarit. Poashtu, në bashkëpunim me qeverinë ne ndërruam edhe emrin e shkollës “Petre Jovanovski”, në “Mustafa Kemal Ataturk”, shkollë fillore ku mësojnë fëmijët e komunitetit turk. E bëmë edhe sallën sportive në këtë shkollë dhe kemi vendosur para komunës edhe flamurin turk. Tash kemi një program të ri, i cili do ta ngjallë ekonominë e qytetit. Në këtë program i kemi paraparë të gjitha problemet që i ka qyteti jonë. E para është problemi i deponisë Rusino që do ta zgjidhim si problem së bashku me ndihmën e qeverisë dhe miqtë ndërkombëtar. Në njëqindditëshin e parë do ti laegojmë edhe qentë endacak, komunikacionin i cili është i mbingarkuar, poashtu do ta shkarkojmë me urë të re sikurse e bëmë urën e tretë mandatin e kaluar. Do ti largojmë edhe të gjitha mini deponitë e vogla brenda njëqind ditëshit të parë. Unë dallohem nga kundërkandidati, ai bënë karierë politikë, kurse unë vijë për të punuar. Do ti rinovojmë dy stadiumet, atë kryesorin dhe ndihmësin. Do ti rregullojmë parqet dhe shtegun për ecje rreth lumit Vardar, do ta rregullojmë edhe qendrën e Gostivarit. Për këto projekte kërkojë mbështetjen tuaj, mbështetjen e të gjithëve, turqve, maqedonasve, shqiptarëve. Votoni për të mirën tuaj dhe fëmijëve tuaj me 31 tetor, rrethoni numrin 3″, deklaroi Bejta.
Zëvendës kryeministri i parë i qeverisë së RMV, Artan Grubi ka ftuar banorët turq të lidhin kontratë me BDI, sepse nëpërmjet saj ata lidhin kontratë për më shumë shkolla, çerdhe, rrugë dhe ura.

Advertisement

“Kemi ardhur para jush jo vetëm për të kërkuar votë ta bëjmë Nevzat Bejtën kryetar, por ta meritojmë votën tuaj. Kemi ardhur për të bërë bashkë me ju kontratë për projektet e përbashkëta për Gostivarin. Ju e dini se Bejta është kryetari i parë në Maqedoni që turqishten e bëri gjuhë zyrtare, nuk e bëri as Shkupi, as Vrapçishti, Kërçova apo diku tjetër. Katër vite e kemi lutur kryetarin aktual për ta rregulluar deponinë Rusino, por jo nuk e bëri, pasi bënte poltikë. Ai bën karierë poltike për tu bërë kryetar partie, për tia zënë vendin Ziadin Selës. Ne si qeveri komplet qendrojmë pas Nevzat Bejtën, prandaj bëni kontratë me ne që të bëjmë shkolla, çerdhe, rrugë, ura. Ky është pazari ynë, e jo punësime familjare. Para do kohe më thirrën komuniteti turk se po ju mbyllet një paralale te Gjimnazi, e unë e thirra Milla Carovskën dhe e kthyem paralelen. Këtë nuk ua bën kryetari i komunës pa mos e pasur edhe qeverinë pas. Me këtë burrë që ri para jush, Ali Ahmetin në vitin 2001, nuk u bë vetëm gjuha shqipe zyrtare, por edhe gjuha turke, u bë zyrtarë edhe flamuri juaj, kemi ministra shqiptarë e turq që nuk i kishim më parë. BDI-së e Ali Ahmetit ia kanë parë hajrin të gjithë, prandaj bëheni bashkë me ne e të përfirojmë të gjithë sidomos Gostivari”, deklaroi Grubi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like