Abdixhiku pas takimit me Osmanin: LDK do të përkushtohet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas takimit të sotëm me presidenten, Vjosa Osmani.

Abdixhiku thotë se me Osmanin, kanë zhvilluar një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.
Kryetari i LDK-së thekson se partia që ai drejton, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.

Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së:

Sot, në orët e pasdites, takova Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu. Zhvilluam një bashkëbisedim të hapur, të drejtë e substancial për temat me interes kombëtar.

Advertisement

Lidhja Demokratike e Kosovës, në cilindo kapacitet, do të përkushtojë gjithë potencialin e vet në bërjen e Kosovës vend që e kemi ëndërruar përherë.
Presidentes i urova sukses në promovimin e shtetit, mbrojtjen e Kushtetutës e përfaqësimin e unitetit në vend.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like