Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, ka deklaruar se kërkesën për demokraci e shtronë tani, pasi që shumica po ndërton qeverinë një partiake. “ Shumica prej 50%, duhet t’i kujtojë vetes se 50% tjetër e ka në opozitë.Sjellja e shumicës ndaj atyre që mendon ndryshe e përcakton demokracinë”.
Kryeministri i ri, sipas Abdixhikut, duhet t’ia kujtojë vetes se që nga nesër nuk është kryeministër partiak, por duhet të sillet me dinjitet. Ai ka shtuar se çdo refuzim konsensusi na shpie drejt një polarizimi shoqëror.
Sipas tij, LDK me 15 deputetët e saj do të mbajë rol opozitar. “Do të mbesemi zë mbrojtës i shtetësisë së Kosovës dhe integritetit territorial”./FrontOnline
