Asani i LGBT-së: Nëse nuk mund ti bëni punët për shqiptarët, na i leni neve! (FOTO)

Nuk kanë të ndalur komentet ndaj shkrimit të gazetës KOHA me titull “LGBT më e fortë se partitë shqiptare” e ku shtjellohet tema për librat fyese për shqiptarët. Konkretisht, bëhet fjalë për shkrimin që shtjelluam mënyrën se si mund të largohet nga përdorimi libri Gjeografia për gjimnazet e reformuara,  ku shqiptarët quhen të egër dhe pasardhës nga romët, çerkezët dhe turqit. Shkrimi solli shembullin e ish-ministres Renata Deskoska, e cila pas reagimit të Komitetit të Helsinkit dhe Rrjetit kundër diskriminimit (LGBT), në vitin 2017 tërhoqi nga përdorimi dy libra të arsimit fillore – librin “Shoqëria” për klasat e katërta dhe librin “Arsimi qytetar” për klasat e teta. Këto dy libra kishin dy-tre mësime që, sipas reagimit të LGBT-së atëkohë, diskriminojnë qytetarët në bazë fetare, gjinore dhe seksuale.

Vendimi nga Deskoska ishte marrë menjëherë pas reagimit të LGBT-së, pa pritur “procedurat e gjata” që tani përmenden nëse vendoset të tërhiqen librat që ofendojnë shqiptarët. Dhe, në mesin e reagimeve kundër librit “Gjeografia” dhe komenteve të titullit “LGBT më e fortë se partitë shqiptare”, është edhe reagimi i Bekim Asanit, përfaqësuesit të LGBT-së nga Tetova. Në një koment në rrjetin sociale në Facebook, Asani shkruan se, falë reagimeve të LGBT-së, janë larguar madje dhjetëra libra e skripta më përmbajtje homofobike dh diskriminuese.

Advertisement

Komenti i plotës i Bekim Asanit në FB:

Titulli i këtij shkrimi është pak sa tendencioz, por edhe i sinqertë. Nuk janë larguar vetëm 2 libra, po janë larguar dhjetëra libra dhe skripta me përmbajtje homofobike dhe diskriminuese mes tyre edhe 2 libra në USHT. Po që ti kesh gjërat më të qarta, shumë shqiptarë janë LGBTI dhe ky fakt nuk duhet mohuar, ja para disa ditëve një lezbike shqiptare nga Tetova ishte tepër e acaruar me përmbajtjen e këtyre librave. Ku dua të dal? Partitë politike shqiptare të gjitha duhet ta pranojnë faktin se ekzistojnë persona LGBTI shqiptarë, bile shumë të tillë edhe në radhët dhe strukturat e tyre partiake. Pasi që jemi kaq të forte, ashtu siç thotë titulli i këtij shkrimi, nëse nuk mund ti bëni punët ju për shqiptarët, na i leni neve se ne i bëjmë me shpejtësi./koha.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like