Përfaqësues nga dega e Alternativës në Çair thonë se mbrëmë kanë mbajtur mbledhje urgjente lidhur me situatën e krijuar politike. Nga kjo mbledhje, dega ka dalë me qëndrim unanim se deputetët e kësaj partie duhet të votojnë për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI. “Nëse deputetët e Alternativës nuk votojnë kundër qeverisë LSDM-BDI, dega jonë do të shuajë aktivitetin politik”, kanë vendosur në degën e Alternativës.
Advertisement
Ndryshe, për momentin deputeti Skender Rexhepi është deputeti i vetëm i Alternativës që nuk pranon të votojë kundër qeverisë me arsyetim se nuk voton bashkë me Levicën e Apasievit./nistori/
Advertisement
Advertisement