
Këngëtarja Leonora Jakupi ka dhënë shenja se do të martohet në vitin 2022?
Leonora Jakupi gjatë shumë viteve ka qenë subjekt i mediave se ajo do të martohet.E këngëtarja kosovare duket se do t’i jep fund beqarisë gjatë vitit 2022, kjo së paku tregohet në një foto që ajo ka postuar në rrjetet sociale e ku shihet se ka zgjedhur një fustan nusërie.
“S’po di cilin me e zgjedh”, ka shkruar këngëtarja derisa shihet e veshur me velo, duke ngritur kështu spekulimet që do të martohet në vitin e ri.
Kujtojmë se Leonora ka vite që është përfolur për një lidhje por që i dashuri i saj asnjëherë nuk është publikuar në media.Bukuroshja sapo ka lansuar një EP me pesë këngë, të cilat janë punuar nga artistët Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi. /GazetaExpress/