A mund të shfaqë Covid-19 probleme te dhëmbët?

Disa raste të humbjes së papritur të dhëmbëve te pacientët, të cilët kanë mbartur simptoma Covid për muaj me radhë, mendojnë se ka efekte anësore në zgavrën e gojës.

Në këto muaj të vështirë kemi mësuar se Covid-19 është një sëmundje sistemike, ndër simptomat më të çuditshme që mund të sjellë janë humbja e nuhatjes dhe shijes, shfaqja e skuqjeve të lëkurës, enjtja dhe skuqja e gishtërinjve dhe rënia e flokëve.

Por në këtë listë mund të shtohen në të ardhmen disa patologji dentare që prekin pacientët me Covid të gjatë, të cilat edhe pas disa muajsh, nuk janë shëruar plotësisht nga infeksioni.

Disa njerëz që janë negativizuar prej muajsh, por ende kanë simptoma të infeksionit, kanë raportuar probleme me mishrat e dhëmbëve, çngjyrosje dhe humbje të papritur të dhëmbëve që nuk shoqërohet me gjak ose shqetësime. Për momentin nuk ka studime shkencore që dokumentojnë një efekt të sëmundjes në dhëmbë dhe zgavrën e gojës. Tani për tani, këto janë vetëm të dhëna të raportuara në grupet e mbështetjes postkovid në rrjetet sociale, gjatë muajve të fundit.

Në mungesë të të dhënave dhe me pak raste të raportuara, shumë dentistë nuk janë në gjendje të konfirmojnë një lidhje midis infeksionit SARS-CoV-2 dhe shëndetit të dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve. Por nëse do të zbulohej një lidhje, nuk do të ishte plotësisht pa logjikë.

Koronavirusi sulmon enët e gjakut dhe mund të çojë në formimin e mpiksjes. Dhe nëse gjaku nuk arrin të shkojë tek organet dhe indet, mund të krijohen dëmtime të mëdha, si edhe në organet e tjera. Mishrat janë vaskularizuar dhe po kështu edhe ind i butë brenda dhëmbit.

Advertisement

Dëmtimi vaskular i shkaktuar nga kovidi mund të vazhdojë edhe pas shërimit dhe të pengojë kqarkullimin e gjakut dhe oksigjenimin në këto inde. Kjo mund të shpjegojë humbjen e papritur të dhëmbëve edhe te të rinjtë pa sëmundje të gojës. Një bllokim i enëve të gjakut do të shpjegonte gjithashtu mungesën e gjakut të raportuar nga disa pacientë, një dukuri e pazakontë kur një dhëmb bie.

Goja është gjithashtu e pasur me receptorë ACE2, portat hyrëse që koronavirusi përdor për të hyrë në qeliza. Zgavra e gojëa mund të përfaqësojë mjedisin ideal riprodhues të virusit dhe të ndikohet nga efektet e tij të drejtpërdrejta.

Përgjigja imunitare inflamatore e shfaqur nga transportues të gjatë (kështu quhen njerëzit me simptoma të vazhdueshme të kovidit) mund të japë një shpjegim tjetër të mundshëm. Shqetësimet mund të lidhen me një reagim mbrojtës ndaj vetë virusit dhe jo aq shumë me vetë infeksionin. Sëmundje të tjera inflamatore kanë mishrat e dhëmbëve si efekt dytësor./A2cnn

Advertisement
Advertisement

You May Also Like