A ka Maqedonia rezerva të mjaftueshme nafte në kushtet e konflikteve ushtarake?
A ka Maqedonia rezerva të mjaftueshme të derivateve të naftës, në periudhën e konflikteve dhe krizave ushtarake ku çdo skenar është i mundshëm?
Nga Agjencia e Rezervave të Detyrueshme të Naftës thanë për Channel 5 se aktualisht kanë rezerva për 60 ditë, të cilat sipas tyre janë të mjaftueshme dhe do të fillonin të shfrytëzoheshin nëse do të ndërpritet furnizimi nga të gjitha palët… Në një bisedë telefonike, drejtori … thotë se afati do të rritet në 90 ditë, por vetëm pasi vendi të hyjë në BE.
Dilemat u hapën pasi kreu i Agjencisë për Rezerva Mallrash, Ressi Abdurrahmani tha dje për Channel 5 se Agjencia ka naftë për 5 ditë.
Eurosuper 5 dite, Eurodieseli 5 dite, ekstra lehte 5 dite dhe mazut 5 dite.Sipas ligjit duhet te kete kaq, flas si Agjenci, thote Reci Abdurahmani – – Drejtor i Agjencise per Rezervat e Mallrave.
Stevço Jakimovski, ish-ministër i Ekonomisë, thotë se me zgjidhjet ligjore që janë miratuar gjatë mandatit të tij, secili që operon me derivate të naftës është i obliguar që 30% të shitjeve të vitit të kaluar t’i mbajë në rezerva. Ai thotë se meqenëse bëhet fjalë për rezervuarë të mëdhenj të importuesve dhe distributorëve të mëdhenj të naftës, nuk duhet të ketë probleme me rezervat e derivateve të naftës.
-Me zgjidhjet ligjore që kemi kaluar kur kam qenë ministër, kushdo që operon me derivatet e naftës është i detyruar të mbajë në rezervë 30% të shitjeve të vitit të kaluar. Sepse shteti i ka dhënë një biznes ekskluziv dhe të besueshëm. Më parë rezervat e mallrave mbaheshin nga shteti, por me ndryshimet në ligj detyrohej çdo importues. Stevço Jakimovski.
Dilema nëse rezervat shtetërore mallrash janë të mjaftueshme në Maqedoni vjen pas deklaratës së deputetit Ivan Stoilkoviq ku thotë se vetëm 20% e rezervave shtetërore në situata emergjente dhe krize janë të mbushura dhe janë në nivel historikisht të ulët.