Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka reaguar ashpër ndaj aktorit të humorit Osman Azemi, pas deklaratës së tij në emisionin “Kosova Today”.
Osman Azemi kishte deklaruar se shqiptarët e Shqipërisë kanë inate ndaj atyre të Kosovës, pasi nuk kanë emra të dëshmuar si: Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
Ai madje shtoi se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojë kufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina, në kufirin Kosovë-Shqipëri.
Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta dhe një ndër to ishte edhe reagimi i hapur i reperit Stresi. Ai ka publikuar në Instagram një video të emisionit, duke shprehur indinjatën e tij ndaj Azemit përmes një mesazhi të gjatë dhe tejet të ashpër.
Në postimin e tij, Stresi shkruante: “Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës.
Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të holla, shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e ku.vërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes?”.
