A fali namaz kryetari i Parlamentit të Turqisë në Qeverinë e Maqedonisë?

Delegacioni i Parlamentit të Republikës së Turqisë i udhëhequr nga kryetari Mustafa Şentop, gjatë vizitës në Shkup ka pasur një agjendë mjaftë të ngjeshur dhe në protokoll nuk ka qenë e paraparë koha e faljes së namazit. NMK-Post mëson se delegacioni turk, gjatë qëndrimit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, respektivisht takimit me Kryeministrin e vendit Zoran Zaev, ka kërkuar vend të përshtatshëm për ta kryer ritualin e zakonshëm fetar për besimtarët musliman.

Meqënëse në Qeverinë e RMV-së në Shkup nuk ka ambient të paraparë për rituale fetare të asnjërit besim, delegacionit turk i është mundësuar që faljen ta bëjnë në një ambient tjetër. Burimi i NMK-Post nuk ka bërë të ditur nëse në ambientet e Qeverisë është falur kryetari i Parlamentit turk, apo vetëm një pjesë e delegacionit që kanë qenë në përcjellje të tij. Pas kësaj vizita ka vazhduar sipas protokollit të paraparë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like