Breaking News :

nothing found
23-09-2023

A është Omicron? – Në Kërçovë ka shënuar rritje numri i infektimeve me Covid-19

Advertisement

Ndërsa në disa spitale në rajonin perëndimorë të vendit numri i të prekurve nga virusi korona është ulur ndjeshëm, në Kërçovë infektimet e reja ditëve të fundit kanë shënuar rritje. Sipas mjekëve rritja e numrit të të shtruarve në spitalin modular në Kërçovë, është si pasojë e të ftohtit dhe gripit sezonal, i cili ka ulur imunitetin tek banorët.

“Javën e fundit kemi rritje të numrit të pacientëve të shtruar, por edhe të atyre që bëjnë kontrollet për kovid 19. Siç e keni parë, nga dje në Kërçovë kemi edhe pesë pacientë shtesë që kanë dal pozitiv dhe për momentin në spitalin modular janë shtruar 15 pacientë. Katër prej tyre i kemi në oksigjen, por kemi oksigjenin qendror për gjithë ata që kanë nevojë për të”, tha Stanko Tërpeski, Drejtor i Spitalit të Kërçovës.

Advertisement

Read Previous

Kjo është arsyeja pse uji nga Ganimete Musliut iu duk “plumb” Faton Pecit  

Read Next

Strugë, profesori godet me hekur në kokë nxënësin