Breaking News :

nothing found
28-09-2023

A do ti mbyll Erdogani rrjetet sociale në Turqi?

Advertisement

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka përshkruar mediat sociale si një nga kë*rcënimet kryesore të demokracisë.
Qeveria e Erdoganit planifikon të ndjekë ligjin për të dënuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatat në internet, por kritikët thonë se ndryshimet e propozuara do të shtrëngojnë kufizimet për lirinë e të shprehurit.
“Media sociale, që është përshkruar si simbol i lirisë kur u paraqit fillimisht, është kthyer në një nga burimet kryesore të kërcënimit të demokracisë sotme”, ka thënë Erdogan, raporton AP.
Turqia vitin e kaluar ka miratuar ligjin që u kërkon platformave të mediave sociale që kanë më shumë se 1 milion përdorues të kenë përfaqësues ligjor dhe të ruajnë të dhënat.
Ligji i ri do t’i bënte dezinformatat dhe lajmet e rreme vepra të dënueshme kriminale në deri 5 vjet burgim.KOHA

Advertisement

Read Previous

Bëhet rivlerësimi: Robin Krasniqi fitues ndaj Boesel – ‘konfirmohet vjedhja’

Read Next

Petkov: Sofja nuk ndryshon qëndrim ndaj Shkupit!