Breaking News :

nothing found
21-09-2023

69 vjeçari zhduket që 11 ditë, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Advertisement

69 vjeçari Kadri Gashi nga Sferka e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi tash e njëmbëdhjetë ditë nuk është kthyer në shtëpi.Nipi i tij ka thënë se 69-vjeçari kishte shkuar për një vizitë mjekësore në Pejë me autobus të mërkurën e 15 dhjetorit, por që nuk u kthye më.
“Të mërkurën, më 15 dhjetor, u shku në drejtim të Pejës te mjeku. Dikur kah mesi i ditës u pa te emergjenca në Pejë. E prej atëherë jo”, ka thënë ai.Sipas familjarëve 69-vjeçari kishte probleme me kujtesën.
Ata thanë se për rastin janë lajmëruar edhe policia e Pejës dhe Gjakovës, por që deri tash nuk kanë dhënë diçka definitive.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Kadri Gashit, prandaj nëse e keni parë diku këtë person apo dini diçka për të mund të kontaktoni në numrin: 044 905 567.

Advertisement

Read Previous

Omicron mund t’i japë fund pandemisë/ Ekspertët amerikanë parashikojnë se çfarë do të ndodhë së shpejti

Read Next

“Jam rrugëve në shi”, pushojnë lotët e nënës që vajza e dëboi nga shtëpia