Maqedonia është para çështjes politike në rrugën e saj drejt BE-së, tha euroambasadori Mihalis Rokas, duke shtuar se është mirë që zhvilluan takim ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Timço Mucunski dhe Georg Georgiev, ndërsa Brukseli është i gatshëm për të ndihmuar. “Inkurajon fakti që tani po flasim në mënyrë të hapur për këtë, kontaktet e para mes dy qeverive u realizuan dhe pa dyshim se ka vullnet të mirë në BE që të ndihmojë në këtë proces”, tha Mihalis Rokas. Megjithatë, takimi i ministrave mbaroi me njoftimin e palës bullgare se nuk do të hyjnë në dialog për anashkalimin e propozimit francez. Ndërkohë, pushteti mbetet në qëndrimin për ndryshime kushtetuese me prapaveprim edhe pse një pjesë e analistëve mendojnë se kjo nuk do të pengonte bllokada në të ardhmen. “Do të ishte naive të bëhen ndryshimet kushtetuese dhe të na ndodh edhe një premtim të parealizuar, andaj mendoj se prapaveprimi është argument racional që mund të jetë nxitje që Maqedonia të integrohet, Bullgaria të na bllokojë, ndërsa BE ta menaxhojë këtë proces”, deklaroi Antonijo Milloshoski. “Ndryshime kushtetuese me prapaveprim nuk na ndihmojnë të marrim objektivitet dhe parashikueshmëri të procesit”, tha Marko Troshanovski. Përndryshe një numër i vogël qytetarësh i përkrahin ndryshimet kushtetuese, tregon hulumtimi më i ri i Institutit për demokraci. “20% e të anketuarve janë pro ndryshimeve kushtetuese ndërsa të tjerët janë me mendime të ndara mes status-quo, tërheqjes së procesit dhe ndryshimit të kornizës negociuese”, deklaori Ana Marija Velinovska. Sipas hulumtimit, 62% të qytetarëve e përkrahin anëtarësimin në BE, 2% më shumë se vitin e kaluar. Thuajse 100% është përkrahja e simpatizuesve të partive shqiptare dhe LDM, ndërsa te simpatizuesit e VMRO-DPMNE kjo përqindje është 55. Në anketë janë përfshirë 1065 qytetarë në periudhën prej tetorit deri në dhjetor.
62% të qytetarëve me përkrahje për BE! Rokas: Mirë që autoritetet në Shkup dhe Sofje realizuan kontaktin e parë
Advertisement
Advertisement
Advertisement