• 04-08-2021

6 mënyrat për t’i përdorur lëkurat e portokallit para se t’i hedhësh

Shumica e njerëzve që hanë portokalle, i hedhin lëkurat e tyre. Pavarësisht se lëkurat janë pak, të shumta janë përdorimet e tyre në shtëpi, kështu që herën tjetër pasi të hash portokalle, mos e hidh poshtë lëkurën, sepse shtëpia ka nevojë për të. Ja cilat janë 6 mënyrat për t’i përdorur lëkurat e portokallit.

1. Si deodorant. Portokallet kanë një erë shumë të mirë. Kudo që mund të vendosësh një lëkurë portokalli, do të mbajë aromë të këndshme, por është sidomos mjaft e mirë për të hequr erën e pakëndshme nga ushqimet. Vendos në frigorifer disa copa lëkurë portokalli dhe lëri aty për disa orë. Këtë gjë mund ta bësh edhe në lavamanin e kuzhinës, ku qëndrojnë enët e palara.

2. Pastron mikrovalën. Vendos në mikrovalë një tas të mbushur përgjysmë me ujë me disa copa lëkurë portokalli brenda tij. Avulli që lëshohet nga uji bashkë me aromën e agrumeve do të largojnë menjëherë çdo erë të pakëndshme ushqimi.

3. Parandalon ngurtësimin e sheqerit. Sa herë të ka ndodhur që sheqeri që përdor për kafe të jetë i fortë si shkëmb? Vendos një copë lëkurë portokalli në kavanozin, kutinë apo qesen ku mban sheqerin dhe dalëngadalë ajo do të thithë lagështirën e sheqerit dhe do ta mbajë atë të thatë.

4. Hidhi në zjarr. Aroma e agrumeve është mjaft e këndshme për të mbushur shtëpinë, sidomos në raste festash. Nëse hedh në zjarr disa lëkura portokalli, aroma do të jetë edhe më e theksuar dhe do të zgjasë më shumë. Po ashtu, vaji i portokallit ndihmon që zjarri të ndizet më shpejt.

5. Sfungjer natyral. Përdori lëkurat e portokallit si sfungjer para se të thahen. Vajrat natyrore që përmban portokalli largojnë çdo lloj yndyre nga të gjitha sipërfaqet e kuzhinës.

6. Scrub trupi. Vendosi lëkurat e portokallit në një napë (garzë) dhe lidhe. Përdore në të njëjtën mënyrë si sfungjeri për dush.

Read Previous

Khabib rrëfen 3 momentet më të vështira të jetës së tij

Read Next

Policia konfiskon rreth 100 kilogramë marihuanë në pikën kufitare “Novo Sellë”

%d bloggers like this: