56% të qytetarëve në Maqedoni kanë besim në BE, në Shqipëri besimi në BE është 81%

Estimated read time 1 min read

Sipas Eurobaromterit të vjeshtës për vitin 2024, 56% të qytetarëve të RMV-së kanë besim në BE. Nivel të njëjtë të besimit kanë edhe shtetasit e Bosnjës dhe Hercegovinës, përcjell TV21. Besim më të lartë në BE ka Shqipëria (81%), vijon Mali i Zi (75%) dhe Kosova (70%).

Shtetasit e Maqedonisë kanë besim në të lartë nga qytetarët e Moldavisë (52%), por në gjithë këto vende shumica e mbështet Unionin. Turqia (42%) dhe Serbia (38%) kanë besim më të ulët, edhe pse është vërejtur rritje prej 4 dhe 2 për qind, në krahasim me hulumtimin e pranverës. Në Britani të Madhe, besimi në BE ka arritur 38%, që paraqet rritje prej 6%. Ky hulumtim i vjeshtës së Eurobarometrit është bërë nga data 10 tetor deri në 5 nëntor, ndërsa në anketë janë përfshirë 26,525 qytetarë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like