










Kjo është një tra*gjedi e madhe. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar. “Nuk e dimë nëse të gjithë pasagjerët janë shtetas tanë, por supozojmë se është e tillë sepse autobusi është me regjistrim maqedonas”, tha kryeministri Zoran Zaev për mediat bullgare.
Sipas tij, ende nuk është konfirmuar identiteti i të vdekurve.
Në një prononcim për “Bullgaria on Air” Zaev tha se ka biseduar me njërin nga të lënduarit në aksid*ent, i cili i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i madh dhe përmes dritares që kanë thyer ka arritur të shpëtojë veten me shtatë persona.
“Kemi informacione se 12 janë fëmijë nën 18 vjeç. Të tjerët janë nga 25 deri në 30 vjeç. “E dimë se po ktheheshin nga Turqia”, tha Zaev, i cili u nis për në spitalin e Pirgovit, ku po trajtohen të lënduarit.
“Ende nuk i dimë të gjitha informacionet sepse jemi të fokusuar tek të mbijetuarit, për të parë nëse janë mirë, nëse dikush është në rrezik për vde*kje. Informatat fillestare do t’i mësojmë nga shërbimet bullgare dhe më pas do të konstatohet se cilat kanë qenë destinacionet nga janë kthyer, si dhe të gjitha detajet e mbetura”, tha Zaev./Nmk-post