4 ditët e fundit janë dhënë 7.500 vendime për izolim

Muajin e kaluar kur edhe u hynë në fuqi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, Inspektorati Shtetërore Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) ka dhënë rreth 40 mijë vendime për izolim të personave që kanë qenë pozitiv me COVID-19 dhe atyre që kanë pasur kontakt me të infektuarit.

Kryetarja e ISHSSH Irina Sotirova-Buhova, tha se vetëm në katër ditët e fundit janë dhënë 7.500 vendime për izolim.

Ajo deklaroi se inspektorët gjatë nëntë muajve të kaluar vazhdimisht kanë qenë në terren, duke kryer kontrolle të jashtëzakonshme në institucionet shëndetësore, shkolla, çerdhe, sallone kozmetike, shtëpi të pleqve, etj.

Advertisement

Ajo theksoi se inspektorët do të vazhdojnë të jenë në terren dhe do të monitorojnë situatën rreth respektimit të protokolleve shëndetësore.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like