4.000 mjekë janë paraqitur për t’u vaksinuar

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vaksinohen
prej nesër mund të regjistrohen në aplikacionin online të Ministrisë së Shëndetësisë që do të hapet nesër, ndërsa selektimin e bën vetë sistemi. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se katër mijë punonjës shëndetësor prej të cilëve dy mijë nga Shkupi janë paraqitur për tu vaksinuar.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Faqja pritet të funksionojë prej nesër, kjo do të thotë që çdo kush mundet të paraqitet. Sistemi do t’i gjenerojë ato vetë sipas prioriteteve, që nënkupton do t’i pranojë të dhënat edhe për më të rinjtë të cilët nuk kanë sëmundje kronike, por që shprehin vullnet për vaksinim dhe atëh erë kur do të vijë radha për vaksinim, do t’iu arrijnë njoftimet”

Advertisement

Filipçe ndër të tjera theksoi se kapaciteti i vaksinimit gjatë ditës do të jetë 880 persona në të gjitha shtëpitë e shëndetit në Shkup, dhe përafërsisht 500 në pikat e Qendrës Klinike.

Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë

“Sot kemi biseduar se si do të organizohen pikat e vaksinimit nëpër Shtëpitë e Shëndetit në Shkup, në poliklinikat, Çento, Bukuresht, Jane Sandaski, me më shumë pika, me dy ndërrime dhe me nga një ndërrim në poliklinikat e mbetura, në Gjorçe, Mlin Ballkan Medika, praktikisht gjithsej do të jenë shtatë aktive”

Numri një i shëndetësisë njoftoi se momentalisht nuk ka indikacione që duhet të ketë shtrëngim të masave, përshkak të llojit të virusit britanik, por as lirim të masave që janë në fuqi. Ai gjithashtu tha se janë në kontakt me ambasadën Britanike për të shkëmbyer përvoja në lidhje se si kanë vepruar ata. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like