30 Viktima dhe 947 raste të reja me Covid’19

 

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3042 testime ndërsa janë regjistruar 947 raste të reja.
Rastet janë evidentuar në: Shkup-530, Kumanovë-30, Prilep-38, Tetovë-54, Strugë-18, Veles-22, Manastir-43, Ohër-43, Gostivar-25…

Sot Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 691 pacientë të shëruar nga KOVID-19.
Për fat të keq në Raportin e ministrisë qëndron se gjatë 24 orëve të fundit jetën nga koronavirusi e kanë humbur 30 persona. Gjashtë pacientë janë nga Shkupi, pesë nga Kumanova, një nga Shtipi, tre nga Prilepi, pesë nga Tetova, një nga Manastiri, pesë nga Kavadari, një nga Gostivari, dy nga Radovishi dhe një pacientë nga Koçani.
Ky numër është numër rekord që nga fillimi i pandemisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me kovid-19 që nga fillimi i pandemisë është 41 222, numri i pacientëve të shëruar është 24 920, i të vdekurve është 1186.
Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 15 116

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours