27 vjeçari i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në Tiranë.
Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëv*rarë me armë zjarri. Policia njofton se i riu ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë shqiptare:
Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like