22 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Për aktivitetin e tij atdhetar ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviçit.
Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe m e akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, ku edhe u dënua me 5 vite burg.
Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë. Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi i të burgosurve.
Prej asaj kohe e deri më tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, filozofi, shkrimtari, publicisti dhe atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti konsiderohet ende i zhdukur./AbcNews/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like