2 tërmete godasin Shqipërinë

Estimated read time 1 min read

Veriu i Shqipërisë është goditur nga 2 tërmete gjatë natës. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 04: 20 dhe kishin magnitudë 4.1. Sipas EMSC tërmeti ka pasur epiqendrën 12 km në veri të Koplikut si dhe thellësi prej 10 km.

Ndërkohë lëkundja e dytë është ndjerë rreth orës 04:40 me një magnitudë më të ulët, 3.4 të shkallës Rihter. Kjo lëkundje është matur 102 km në Perëndim të Prizrenit.
Deri tani, nuk ka informacione për dëme në njerëz apo materiale në zonat ku është ndjerë lëkundjet e tërmetit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like