19 vjet prej lirimit të Albin Kurtit nga bur*gu në Nish (VIDEO)

Këtë të hënë janë bërë 19 vjet prej kur Kryetari i tanishëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është liruar nga bur*gu në Nish të Serbisë.

Ai është liruar pra më 7 dhjetor të vitit 2001 pas një presioni ndërkombëtar për lirimin e të burgo*surve politik nga ish regj*imi serb, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte arres*tuar në Prishtinë më 27 prill 1999, ku fillimisht është mbajtur në Prishtinë dhe Lipjan e pastaj është transportuar në Serbi, duke qëndruar në burgun në Pozharevc e pastaj në atë të Nishit.

Kurti ka qenë i dënuar me 15 vjet bur*gim me akuzën “cenimi i integritetit territorial dhe sovranitetit të Jugosllavisë”.

“Ka ngjarë ajo që më së paku kam dëshiruar, jam liruar i vetëm – individualisht. Shokët e mi vazhdojnë të mbahen pengje nëpër bur*gjet e Serbisë. Shumica dërmuese e tyre janë me shëndet të rrënuar, ose të plag*osur ose të dyja këto, mirëpo ata vazhdojnë të qëndrojnë të fortë moralisht dhe psiq*ikisht”, ishte shprehur Kurti në pikën kufitare në Merdare pas hyrjes në Kosovë.

Advertisement

“Nuk kam kërkuar që të më amnistojnë ose falin, kam kërkuar vetëm drejtësi, të popullit tim dhe ndërkombëtare. Drejtësia dhe e vërteta në të ashtuquajturat Serbi dhe Jugosllavi kanë qenë dhe janë e kundërta e kuptimit”.

“Nuk duhet fokusuar në lirimin tim por mënyrën e këtij lirimi, motivet dhe pasojat. Regj*imi pseudodemokratik i Beogradit lirimin tim e ka përdorur si mjet për t’ua zgjatur robë*rinë shokëve të tjerë që vazhdojnë të mbahen në bur*gje. Në këto momente më shumë më mungojnë ata sesa familja ime”./Klankosova/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like