19 vjecari lendohet rende duke punuar ne ndertim

Një punëtor ndërtimi i plagosur rëndë është sjellë në klinikë

Një 19-vjeçar i plagosur rëndë është sjellë dje në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Sipas informacioneve, lëndimet Z.Lj.(19) i ka marrë gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës.

Një ekip nga SVR Shkup ka inspektuar vendin dhe për incidentin është njoftuar inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës.