Me një minutë heshtje dhe vendosjen e luleve të freskëta në memorialin në Bllacën e Katllanovës, sot u shënua 17 vjetori i humbjes tragjike të 11 pjesëtarëve të Armatës, të cilët vdiqën gjatë kthimit nga misioni paqësor ALTEA në Bosnje dhe Hercegovinë. Në aksidentin e kësaj dite në vitin 2008, jetën e humbën nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët e lartë Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe dhjetari Zllatko Velanoski.
Advertisement
Advertisement
Advertisement