Takim Ahmeti-Zaev

Lideri i Bashkimit Demokratik për integrim është takuar me kyreministrin Zoran Zaev, transmeton NMK-Post. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti. në një Postim në rrjetin social facebook Ahmeti ka thënë se temë e takimit ka qenë 100 ditët në qeverisjen e përbashkët.

“Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim. Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar. Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njejtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar” ka shkruar Ahmeti./NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like