1000 pemë nga Turqia mbillen në Farkë, Rama falënderon Erdoganin

Turqia i ka dhuruar Shqipërisë 1000 fidanë pemë, të cilat do të mbillen në liqenin e Farkës. Në aktivitetin “Frymëmarrje për të ardhmen” i pranishëm ishte kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij falënderoi publikisht Turqinë dhe presidentin Erdogan për dhuratën e çmuar.

“Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Guiness. Në liqenin e Farkës po mbjellim 1 mijë pemë në një proces që Tirana ka qenë në vijën e parë, me një ndërprerje të vogël gjatë dy fazave, që kur isha kryetar bashkie dhe qysh Erioni ka marrë bashkinë në funksion të shumicës. Turqia është një nga shembujt domethënës në botë, ka një ekspertizë të jashtëzakonshme që bujarisht do na e përcjellë dhe ne. Faleminderit për këtë nismë dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan”, – u shpreh kryeministri. /E.A/NOA.al/

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours