10 kompani kanë marrë tenderë nga 1 miliardë euro – Për 5 vjet, 5,8 miliardë euro për prokurime publike

Estimated read time 1 min read

Në pesë vitet e fundit, në vend janë lidhur kontrata të prokurimit publik në vlerë të përgjithshme prej 5.8 miliardë eurove dhe 36% prej tyre, pra 2.1 miliardë euro, i përkasin 50 kompanive. Vetëm 10 kompanitë e para në krye të kësaj liste kanë marrë tenderë me vlerë prej 1 miliard euro. Në listën e fituesve më të mëdhenj të tenderëve janë kompanitë e ndërtimit, tregtarët me shumicë, distributorët e derivateve të naftës etj. Për disa prej kompanive që janë në listën e 50 fituesve më të mëdhenj të tenderëve, pothuajse i gjithë biznesi i tyre qëndron në kontratat e prokurimit publik. Në 10 kompanitë e para janë “Markovski Company Bitola”, Dr. Panovski, Pucko Petrol, Alkaloid Cons, Energy Delivery Solutions, Makpetrol, Ilinden Struga, Granit, Makedonski Telecom dhe “Stanton Gradba Bitola”. Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për Komunikime Civile për 50 kompanitë që kanë marrë më shumë para në prokurim publik nga viti 2019-2023 si dhe baza e hapur e të dhënave për to.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like