









Derisa sot në Maqedoni arritën 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mijëra maqedonas udhëtuan herët në mëngjes në Serbi për t’u vaksinuar me të njëjtën vaksinë. Ashtu si dje, këtë mëngjes është pritur 40 minuta në vendkalimin kufitar Tabanovc për dalje nga vendi. Ndërsa autoritetet maqedonase po njoftojnë se imunizimi masiv do të fillojë të Mërkurën, shifrat tregojnë se rreth dhjetë mijë Maqedonas në Serbi këtë fundjavë morën dozën e parë të vaksinës Britanike në Oksford, shkruan Telma, përcjellë Nmk-post.










Vetëm dje, deri në mesnatë, në vendkalimin kufitar Tabanovce, 6,106 shtetas të Maqedonisë u larguan nga vendi dhe 6,183 shtetas të Maqedonisë u futën brenda shtetit, informoi Ministria e Brendshme. Sot, deri në orën 16, mbi 4 mijë shtetas të maqedonisë kaluan kufirin. Në Nish sot, vaksinimi është organizuar në sallën sportive “Çair”, dhe në Beograd në sallën e Panairit të Beogradit. Ka turma dhe radhë në pikat e vaksinimit, por vaksinimi zhvillohet normalisht.










Pavarësisht se pati njoftime se sot shtetasit e huaj të pa-planifikuar nuk do të pranohen, përsëri disa nga personat që shkuan arritën të marrin vaksinën. Edhe pse ka patur një problem në pikat e vaksinimit në Nish, për shka se sot kishte tre herë më shumë shtetas të huaj të interesuar për vaksinën sesa dje, ndërsa kishte një numër të kufizuar të dozave të vaksinës. Kjo është arsyeja pse të padeklaruarit u drejtuan të shkojnë në Beograd ose të presin radhë./Nmk-post/
