10.000 dollarë bakshish për 2 pica porosi – Gjesti i rrallë në provincën italiane

Një gjest bujaria ka ardhur nga një menaxher i kompanisë amerikane “Eaton” në Milano, i cili për dy pica porosi, ka lënë një bakshish 10.000 dollarë. Kjo, për shkak se picanjolët ishin dy fëmijë autikë.

Kjo ka ndodhur në provincën e Milanos, në “Cassina De Pecchi”, ku fëmijët autikë që punojnë për PizzAut, në pritje të hapjes së restorantit të tyre, shpërndajnë pica në një kamion të pajisur me ushqim.

Nico Acampora, presidenti i PizzAut falënderoi menaxherin dhe kompaninë për gjestin e papritur të solidaritetit që tregon ndjeshmëri të madhe ndaj çështjes së përfshirjes sociale të njerëzve autikë.

“Në Itali ka 600.000 njerëz autikë, në Shtetet e Bashkuara një në 52 fëmijë lind autik. Është koha që të fillojmë seriozisht të bëjmë diçka për të ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse, gjithashtu duke menduar për të ardhmen, për trajnimin në punë të fëmijëve tanë. Ka nga ata që besojnë në përfshirje, besojnë në njerëz, besojnë në PizzAut. Ne duhet të vlerësojmë kompanitë që investojnë në çështje sociale dhe në fëmijët tanë”

Advertisement
 u shpreh Acampora.

Burimi origjinal: Positizie.it Përshtati në shqip: SCAN-tv

Advertisement
Advertisement

You May Also Like