​Pesë sirianë tentojnë të hyjnë në Kosovë në mënyrë ilegale

Advertisement

Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast kontrabandimi me emigrantë, me ç’rast pesë shtetas sirianë kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë përmes vendkalimit kufitar në Hanin e Elezit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare – Hani Elezit, më 27 gusht 2021, rreth orës 10:00, në realizim të Planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë”, në hyrje për në Republikën e Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash.

Sipas komunikatës së Policisë, pas krijimit të dyshimit, gjatë kontrollit më të detajuar në ‘vijë të dytë’, të kamionit i cili vinte nga Turqia, përmes Greqisë dhe së fundit Maqedonisë së Veriut, në kamionin e mbyllur kanë hasur pesë shtetas (emigrantë) nga Siria.
Shtetasit sirianë nuk kishin dokumente të udhëtimit. Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të është trajtuar rasti si ‘kontrabanda me emigrantë’. /Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Trondit shkrimtarja e njohur: Gratë janë shënjestra e parë e forcave totalitare, në Afganistan dhe Iran

Read Next

ZYRTARE: Manchester United transferon Cristiano Ronaldon

%d bloggers like this: